Presidenti i Ferrarit, Luca Cordero di Montezemolo, ka siguruar se Fernando Alonso do të jetë piloti i skuderisë italiane të paktën deri në vitin 2015, vit kur i skadon kontrata me Kokëkuqen.
Në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, Montezemolo theksoi: “Alonso ka dëshirë të fitojë me ne dhe ne duam të fitojmë me të. Jemi të përgatitur për sezonin e ri. Alonso është i qetë dhe me besim edhe pse nuk ka folur shumë me shtypin gjatë testimeve. Thjesht donte të kuptonte realisht potencialin e Ferrarit të ri.”
Në lidhje me të ardhmen e pilotit tjetër të Ferrarit, brazilianit Felipe Massa, presidenti deklaroi: “Do të jetë i dobishëm për Ferrarin dhe mund t’i rinovojmë kontratën që i skadon në vitin 2014.”
Në fund, Montezemolo shpalosi edhe objektivat e Ferrarit për sezonin e ri të Formulës 1: “Objektivi i parë është të jemi mes tre makinave më të shpejta të botërorit sepse e dimë që duhet edhe pak përmirësim. Objektivi i dytë është që të punohet mirë në galerinë e erës dhe në pistë. Cdo ndryshim që do të bëjmë në makinë duhet të jetë funksional.”
Top Channel