Vdekja e foshnjes nga i ftohti, reagon Totozani

10/03/2013 12:10

Avokati i Popullit, Igli Totozani, vizitoi ditën e dielë në Shkozë, në periferi të Tiranës, familjen e foshnjes një-muajshe, Kleo Berati, që humbi jetën disa ditë më parë për shkak të të ftohtit.

Duke parashtuar ngushëllimet e tij familjarëve, z. Totozani theksoi se: “kushtet në të cilat jetojmë familjet rome në Shkozë janë anormale, tërësisht të papërtshtashme për jetesën e qënieve njerëzore”.

Në vizitën e tij, Avokati i Popullit kritikoi edhe skemën aktuale të qeverisë, për përfitimin e banesave sociale.

”Familjeve rome u duhet minumumi një rrogë për familje, që të jenë në gjendje që të aplikojnë për banesa sociale”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA