Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe/ Analiza e BBC: Hijet e së shkuarës vijojnë, por dallimet janë të mëdha
21 paqeruajtës të rrëmbyer nga kryengritësit sirianë gjatë javës iu dorëzuan në kufi autoriteteve jordaneze këtë të dielë, informuan agjensitë ndërkombëtare të lajmeve.
Në një deklaratë, qeveria jordaneze qartësoi se dorëzimi i paqeruajtësve ishte vullnetar dhe se Amani zyrtar nuk kishte mbajtur ndonjë komunikim me rebelët për të negociuar dorëzimin.
21 paqeruajtësit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shumica e të cilëve filipinas, u ndaluan nga kryengritësit pranë një fshati në Lartësirat Golan, në kufirin siriano-izraelit.
Pengmarrja e vëzhguesve u pasua me protesta të ashpra dhe tone kërcënuese nga ana e OKB-së.
Pas rrëmbimit, Fronti Kombëtar Sirian, organizata që koordinon veprimet dhe luftimet kundër qeverisë së Bashar al-Assad u shpreh se pengmarrja ishte vepër e një fraksioni autonim brenda rebelëve.
Megjithatë, në një deklaratë, presidenti i FKS-së, Moaz al-Khatib, theksoi këtë të dielë se në fakt paqeruajtësit nuk ishin marrë peng, por vetëm shoqëruar nga kryengritësit, për t’i larguar ata nga një zonë luftimesh ku jeta e tyre ishte e kërcënuar.
Top Channel