Tërmeti i fuqishëm në Japoni, i dy viteve më parë, ishte aq i madh, saqë efektet e tij u ndjenë edhe në hapësirë.
Shkencëtarët thonë se lëkundjet me magnitudë 9, më 11 mars të 2011-s, dërguan një valë zanore përtej atmosferës, i cili u kap nga sateliti Goce.
Ky satelit, i cili është një instrument super-i ndjeshëm, ishte në gjendje të kapte çrregullimin, teksa kalonte nëpër të çarat e holla të ajrit, ende të pranishme rreth 255 km largësi nga Toka.
Vëzhgimi është publikuar në revistën “Letrat e Kërkimeve Gjeofizike”.
Ka qenë e njohur prej kohësh se tërmetet e fuqishme gjenerojnë valë akustike me frekuencë tepër të ulët, apo infravalë, një tip lëkundjeje e thellë me frekuencë më të ulët se ato që kapen nga veshi i njeriut.
Por, asnjë anije kozmike në orbitë nuk ka patur mundësi ta regjistrojë atë, deri më tani.
“Kemi parë për këtë sinjal përpara ca kohësh, me satelitë të tjerë, por nuk kemi gjetur gjë. Mendoj se nevojitet një instrument jashtëzakonisht i mirë”, tha doktor Rune Floberghagen nga Agjencia Hapësinore Europiane (ESA).
“Açelerometrat e Goce-s janë pothuajse 100 herë më të ndjeshme se sa çdo instrument i mëparshëm dhe kapëm një valë zanore jo 1 herë, por 2. Vala kaloi përmes ajrit mbi Paqësor dhe mbi Europë”, tha menaxheri i misionit për BBC.
Top Channel