Egjipt, 21 dënime me vdekje, protesta

10/03/2013 10:25

Janë rikthyer trazirat në Egjipt, pasi tifozë në qytetin e Port Saidit protestuan kundër vendimit të gjykatës së apelit, që rikonfirmoi dënimin me vdekje me varje për 21 prej tyre.

Me trazirat që ishin të paralajmëruara, autoritet kishin vendosur në rrugë ushtrinë për të kontrolluar çdo situatë.

Pas shpalljes së vendimit, tifozë qëlluan me gurë kordonet e ushtarëve, të cilët u përgjigjën me gazlotsjellës, ndërsa raportohet për disa të lënduar.

Në protesta e mëparshme gjatë kësaj jave, shtatë persona, midis civilëve dhe forcave të rendit, humbën jetën.

Dënimet me vdekje u dhanë pasi në një përkeshje masive dhune të ndodhur një vit më parë, në një ndeshje midis Port Saidit dhe kryeqytetasve të Al Ahlit, 74 persona mbetën të vdekur.

Shumica e viktimave ishin tifozë të kryeqytetasve dhe drejtësia gjeti mbështetësit e Port Saidit si shkaktarë të tragjedisë.

Sipas tifozëve protestues, dënimi i dhënë ndaj shokëve të tyre është i padrejtë dhe i motivuar politikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA