
Gjatë një tubimi në qytetin e Gramshit, përpara mbështetësve të AK-së, kreu i saj Kreshnik Spahiu bëri publike disa statistika që tregojnë se kush janë mbështetësit e kryeministrit Berisha në faqen e tij personale në Facebook.
“Në faqen e Berishës në Facebook ka 100 mijë simpatizantë nga Serbia, 7 herë më shumë se shqiptarët nga Kosova”, deklaroi Spahiu.
Më tej, Spahiu u ndal tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndaj padisë së ngritur nga një lëvizje radikale për të mbyllur aktivitetin e Aleancës Kuq e Zi.
“Disa ditë më parë, segmente të caktuara të qeverisë dorëzuan një padi në Gjykatën Kushtetuese për të nxjerrë jashtë ligjit Aleancën Kuq e Zi sepse ai nuk na përballon dot. Gjykata Kushtetuese tregoi se është një gjykatë shqiptare dhe nuk mund të vihet në përdorimin e një serbi.”
Kreshnik Spahiu theksoi se më 23 qershor vota e qytetarëve shqiptarë do të jetë votë për Shqipërinë. Gjatë këtij aktiviteti u përshëndet përvjetori i dytë i krijimit të Aleancës Kuq e Zi.
Top Channel