“Nuk pendohem për shkëmbimin Pazzini-Cassano”

09/03/2013 16:50

“Shkëmbimi Cassano-Pazzini? Do e bëja 100 herë.” Kështu është shprehur trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, pas paraqitjeve të mira që po bën me Milanin ish-sulmuesi i tij, Giampaolo Pazzini, ndryshe nga ish-milanisti Antonio Cassano, i cili disa ditë më parë ka debatuar ashpër me trajnerin e zikaltërve dhe nuk po jep në fushë atë që pritej prej tij.

Stramaccioni shpjegon: “Në merkaton e verës kishim nevojë për një lojtar që të luante me Militon ose Palacion, ndërsa Milani kërkonte një qendërsulmues. Të dyja palët kishim nevojë për këtë shkëmbim. Ishte një vendim i vështirë për ne, por do zgjidhja Militon 100 herë para Pazzinit.”

Në ditën e 105-vjetorit të Interit, Stramaccioni thekson se është një nder të jesh në krye të Interit edhe pse problemet janë të dukshme në këtë periudhë për skuadrën e Massimo Morattit.

“Është një nder për mua të jem trajner i kësaj skuadre. E kisha ëndërr një punë të tillë. Shumë njerëz i kanë qëndruar pranë skuadrës pas humbjes së thellë ndaj Tottenham. Tifozët e kanë kuptuar situatën tonë dhe po na mbështesin edhe më shumë. Kjo na jep forcë”, deklaroi Stramaccioni.

Interi do të luajë të dielën në mbrëmje ndaj Bolonjës ndeshjen e radhës në Serinë A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA