“Në Kenia triumfoi demokracia”

09/03/2013 00:00

Presidenti i ri i Kenias, Uhuru Kenyatta, e ka cilësuar fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale si një “triumf të demokracisë dhe paqes”.

Pasi u shpall fitues të hënën me 50.07%, Kenyatta tha se populli kenian “respektoi ligjin” dhe premtoi se do të bashkëpunonte me kundërshtarët e tij politikë për një të ardhme sa më të mirë për vendin afrikan. Por, rivali i tij kryesor në këto zgjedhje, Raila Odinga, ka theksuar se do të kundërshtojë vendimin në gjyq.

Kenyatta theksoi: “Votuesit treguan një pjekuri politike që nuk e prisnim dhe i bëj thirrje opozitës të bashkohet me ne për të çuar vendin përpara.”

Numërimi i votave pati disa probleme teknike, përfshirë një gabim në programin elektronik që bëri që votat e pavlefshme të numëroheshin nga 8 herë secila. Gjithashtu Raila Odinga deklaron se votat për të kanë humbur në mënyrë të mistershme dhe me to do të kishte 250 000 vota më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB