Karim Benzema, futbollisti i Real Madrid, është sportisti francez më i paguar i vitit të kaluar, i ndjekur nga basketbollisti Tony Parker dhe futbollisti Franck Ribery.
Sipas ‘L’Equipe’, sulmuesi i madrilenëve ka fituar në vitin 2012 plot 13 milionë euro, 2 milionë euro më shumë se në vitin 2011 dhe kjo rritje ka ardhur falë kontratës së re me Adidas.
Franck Ribery (11.5 milionë euro), sulmuesi i Bayern Munchen, ka një pagë më të lartë se Benzema, por lojtari i Realit fiton më shumë gjatë një viti për shkak të të drejtave të imazhit.
Benzema ka fituar 8.5 milionë euro nga kontrata me klubin spanjoll, 300 mijë euro bonus për fitoren në kampionatin e kaluar spanjoll dhe 4.5 milionë euro nga reklamat.
Tony Parker, sportisti i tretë francez më i paguar, ka fituar në vitin 2012 plot 11.4 milionë euro. Basketbollisti i San Antonio Spurs do të kryesonte listën nëse nuk do të ishte për grevën e lojtarëve të NBA që uli me 20% pagën e tij.
Top Channel