 Atletico nderon legjendën Griezmann, fanellë speciale për rekordin historik prej 200 golash!
																		
					
					
					
						Atletico nderon legjendën Griezmann, fanellë speciale për rekordin historik prej 200 golash!						 
								
			Bayern Munchen është shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes së Bundesligës gjermane duke rritur diferencën në 20 pikë me vendin e dytë që mbahet nga Borussia Dortmund.
Në javën e 25 të kampionatit, Bayern ka mundur në shtëpi me rezultatin 3-2 Fortuna Dusseldorf, ndërsa kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë humbur derbin e Ruhrit me Schalke 04 me rezultatin 2-1. Julian Draxler dhe Klaas-Jan Huntelaar shënuan golat për Schalke, ndërsa shkurtoi diferencën për Borussia Dortmund sulmuesi Robert Lewandowski.
Ndërsa bavarezët e panë veten dy herë në disavantazh në Allianz Arena, por Thomas Muller, Franck Ribery dhe Jerome Boateng i dhanë fitoren 3-2 skuadrës së Jupp Heynckess. Golat për Fortuna Dusseldorf ishin shënuar nga Mathis Bolly dhe Andreas Lambertz.
Bayer Leverkusen i vendit të tretë nuk përfitoi nga humbja e Borussia Dortmund për tu ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit pasi u mund në transfertë nga Mainz me rezultatin 1-0.
Në ndeshjet e tjera, Wolfsburg mposhti 5-2 Freiburg, ndërsa Greuther Furth i Mërgim Mavrajt humbi në shtëpi me rezultatin e thellë 0-3 ndaj Hoffenheim.
Top Channel