Midis Manchester United dhe Wayne Rooney ka ndodhur një thyerje e rëndë që kur trajneri Ferguson vendosi ta mbajë rezervë në ndeshjen me Realin në “Old Trafford” dhe për herë të parë në karrierën e tij, duket se Rooney po merr parasysh mundësinë e largimit.
Në këto kushte, Barcelona ka nisur të ndjekë me vëmendje situatën e 27-vjeçarit, i cili konsiderohet nga trajneri Vilanova si një aset, si pak në qarkullim, në gjendje që të përmirësojë me të vërtetë skuadrën.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, katalanasit kanë vlerësuar aftësinë e anglezit për të luajtur si sulmues i dytë dhe aftësinë e tij për të mbështetur skuadrën, çka do ta lejonte që të përshtatej në mënyrë të lehtë me fizionominë dhe strukturën e skuadrës.
Mundësia e largimit nga “Old Trafford”, ka bërë që Rooney të ndiqet edhe nga disa skuadra të tjera, përfshirë City dhe Chelsea, të cilët përjashtohen nga dëshira e vetë futbollistit për të mos luajtur me asnjë ekip tjetër në Angli, sipas një burimi pranë lojtarit, që foli gjatë ditës në shtypin anglez.
Paris SG është në gjendje që të tejkalojë ofertën prej 45-50 milionë euro që Barcelona po përgatit, por përballë dy klubeve, duket se Wayne do të preferonte katalanasit.
Top Channel