OKB, ultimatum R.D. Kongos

08/03/2013 16:10

Organizata e Kombeve të Bashkuara i lëshoi një ultimatum dy njësive brenda ushtrisë së Republikës Demokratike të Kongos, të akuzuara për përdhunime masive në zona të ndryshme të vendit.

Në deklaratën e publikuar nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, bëhej e qartë që nëse nuk do të merren masa të menjëhershme ligjore ndaj të gjithë ushtarëve të akuzuar, do të ndërpritet bashkëpunimi ushtarak dhe një pjesë e ndihmës ekonomike për RD Kongon.

Në dhjetor, OKB arriti të dokumentonte 126 raste përdhunimesh nga ushtarë të ushtrisë së rregullt, që tërhiqeshin pas një ofensive të kryengritësve.

Në Kongo, përdhunimi konsiderohet si një armë lufte, në gjendje që të shkatërrojë familje dhe prishë marrëdhëniet sociale të grupimeve të ndryshme.

Besohet se numri i vërtetë i të përdhunuarave, anëtare të zonave rorale dhe tribuve fisnore në vendin e varfër afrikan, është disa herë më i lartë.

Një shtet me përmasa sa gjysma e të gjithë anëtarëve të Bashkimit Europian dhe popullsi prej 70 milionë banorësh, R.D. Kongo është një prej vendeve më të varfëra dhe të pastabilizuara të planetit, pavarësisht pasurive dhe resurseve të shumta natyrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA