
Një fëmijë vetëm 5 vjeç humbi jetën të premten në fshatin Zhumë të
komunës Krutje në Lushnjë, i goditur nga një automjet. Ai ishte së
bashku me të ëmën që kishte shkuar për të festuar 8 marsin në një lokal
dhe ndërsa po kalonte rrugën me lule në duar për t’ja dhuruar tezes së
tij është përplasur me forcë nga një automjet.
Trupi i femijes qe humbi jeten menjehere eshte hedhur 15 metra larg. Viktima eshte Klevis Bojaxhiu. Drejtuesi i mjetit qe shkaktoi aksidentin, 20-vjecari Albi Mile ka marre femijen dhe e ka derguar me urgjence ne spital por nderhyrja e mjekeve nuk e ka mbajtur ne jete.
Policia ne vendgjarje nisi hetimet per te zbardhur shkaqet. Sipas policise, femija i ka prere rrugen automjetit qe ishte duke ecur me shpejtesi ne nje zone te banuar dhe me shume njerez. Per kete aresye eshte bere arrestimi i drejtuesit te mjetit.
Ky aks rrugor eshte bere shpesh skene e aksidenteve te ngjashme pasi eshte nje rruge shume e ngushte dhe me shume levizje si te mjeteve ashtu edhe te njerezve. Ne kete aks rural ndertuar se fundmi kalojne shumica e mjeteve drejt qytetit te Beratit per shkak se rruga nacionale eshte tejet e shkaterruar teresisht.
Top Channel