F1, Button: Nuk do të jem më i butë

08/03/2013 10:20

Jenson Button ka një reputacion në rrethin e Formulës 1 si “djalë i mirë”, por piloti i McLaren ka vendosur ta heqë këtë etiketim nga vetja në mënyrë që të fitojë sërish titullin kampion.

Kampioni i vitit 2009 theksoi për ‘The Sun’ se duhet të jesh i ashpër në mënyrë që të mos bëhen gabime dhe të luftohet për titull: “Do të bëja gjithçka për fitore. Jam me fat që bëj këtë jetë që bëj dhe fitoj shumë duke pilotuar, duke bërë gjënë që kam më shumë pasion. Kjo nuk do të thotë që kënaqem me pak sepse kur jam në timon dua gjithmonë të kaloj vijën e finishit i pari dhe do jem i egër në arritjen e objektivave të mi.”

Britaniku shtoi: “Vitin e kaluar fitova garën e parë dhe e di që nuk do të thotë asgjë. Për të fituar titullin duhet vazhdimësi, qetësi dhe përqendrim në detajet e vogla.”

Button nënvizon se këtë sezon nuk do të ketë vend për gabime pasi nuk ka ndryshime në rregullore: “Duhet të kemi një makinë të besueshme dhe të jemi të qëndrueshëm nëse duam të fitojmë kampionatin. Gjithçka duhet të shkojë vaj sepse kundërshtarët tanë nuk do të bëjnë gabime të mëdha, të jeni të sigurtë për këtë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA