Zyrtarë të SHBA-ve dhe diplomatë të Rusisë do të takohen për të diskutuar mbi çështjen konfliktuale në Siri, ditën e enjte në Londër, ka bërë të ditur shteti rus, duke theksuar se në këtë takim do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund gjakderdhjes.
I dërguari special i Rusisë në Lindjen e Mesme, zëvendës ministri i Jashtëm, Mikhail Bogdanov, do të zhvillojë bisedime me zëvendës Sekretarin e Shtetit amerikan, William Burns, menjëherë pas një takimi ndërkombëtar në Jemen, ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alexander Lukashevich.
Moska dhe Uashingtoni kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për fatin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, teksa takimet e përsëritura mes zyrtarëve amerikanë dhe diplomatëve rusë gjatë muajve të fundit kanë dhënë disa shenja progresi drejt dhënies fund të konfliktit 2-vjeçar, që ka vrarë mbi 70 mijë persona.
Top Channel