Futboll apo vaterpolo?

07/03/2013 20:00

Në çdo vend të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, arbitri do e kishte ndaluar një ndeshje futbolli në kushte të tilla, por duket se në Kazakistan veprojnë ndryshe.

Me siguri kjo është fusha më e përmbytur që keni parë ndonjëherë në një ndeshje futbolli. Sidomos pjesët tek flamujt e këndeve janë pellgje të thella dhe futbollisti mundohet më kot të godasë një goditje këndi.

Gjithsesi, në bashkëpunim me shkokun e skuadrës, ky lojtar arrin të ekzekutojë goditjen e këndit duke e çuar topin në zonë, por për fatin e tyre të keq topi rikthehet sërish në pellg për një tjetër korne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA