F1, kuotat e basteve për fituesit
07/03/2013 15:25
Pas 12 sesioneve me testime, bastet japin verdiktin e tyre për favoritët për fitoren e titullit kampion në Formulën 1.
Sebastian Vettel (Red Bull), Fernando Alonso (Ferrari) dhe Jenson Button (McLaren) kanë më shumë shanse për sukses në botërorin e vitit 2013 që do të nisë pas një jave në Australi sipas kuotave të kompanive të basteve.
Favoriti i katërt është Lewis Hamilton me Mercedes edhe pse ekspertët e sportit më të shpejtë në botë mendojnë se makina gjermane do të luftojë për fitore pas paraqitjeve në testimet e dimrit.
Ndërsa përsa i përket titullit të konstruktorëve pritet që sërish të triumfojë Red Bulli (koeficient 1.9), McLaren (4.00), Ferrari (5.00) dhe Lotus (13.00).
Top Channel