SHBA, lejohen thikat e xhepit në fluturimet e brendshme

06/03/2013 00:00

Për të parën herë që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001, në avionet e
linjave të brendshme amerikane do të lejohen thika të vogla xhepi.

Autoriteti i Sigurise se Transportit ne Shtetet e Bashkuara njoftoi se duke nisur nga data 25 prill, pasagjeret mund te marrin me vete ne fluturim thika me tehun jo me te gjate se 6 centimetra dhe jo me te gjere se 1.25 centimetra.Thikat e medha, brisqet dhe prereset e kartoneve do te vazhdojne te jene rreptesisht te ndaluara.

Ndryshimet jane kritikuar nga anetaret e ekuipazheve te fluturimit, te cilet mendojne se nisma do t’i vere ne rrezik si ata vete, ashtu edhe pasagjeret. Politikat e reja do te lejojne qe ne bagazhe te mbahen edhe steka bilardoje, pajisje per ski, rrjeta kriketi e shkopa hokeji.

Autoriteti i Sigurise mendon se keto rregulla do t’i vendosin Shtetet e Bashkuara ne nje linje me udherrefyesit nderkombetare, ndersa per pasagjeret do te garantojne nje eksperience me te mire udhetimi. Nuk ndan te njejtin mendim sindikata e punonjesve te linjave ajrore, e cila e konsideron levizjen “te gabuar e driteshkurter”.

“Jemi te bindur,- thuhet ne nje deklarate te grupit,- se ndryshimet e propozuara do t’i rrezikojne akoma me shume jetet e anetareve te ekuipazheve dhe pasagjereve, ndersa perpjekjet tona per te garantuar sigurine do te veshtiresohen shume”. Zyrtaret nga ana tjeter mendojne se tashme vemendja duhet perqendruar me shume tek objektet qe perbejne rrezikshmeri shume te larte se thikat, siç jane psh lendet eksplozive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA