OKB kritikon Izraelin për të burgosurit

06/03/2013 16:05

Keqtrajtimi i minorenëve palestinezë në burgjet izraelite është i “përhapur, sistematik dhe institucionalizuar”, akuzoi OKB në një raport të publikuar të mërkurën.

Studimi i udhëhequr nga “UNICEF” theksoi se “disa prej praktikave të përdorura me fëmijët janë mizore, çnjerëzore dhe degraduese”.

Zakonisht, arrestimet realizohen nga forca të armatosura rëndë, në mesin e natës dhe të gjatë transferimit në rajone, të ndaluarve i lidhen sytë, i lidhen duart me lidhësa plastikë apo copë litari, abuzohen fizikisht e verbalisht dhe shpesh herë janë subjekt i rrahjeve gjatë marrjes së pyetje, ku nuk u ofrohet asistenca e një avokati.

Gjatë pyetësorëve, disa prej të ndaluarve janë kërcënuar me vdekje, me dhunë fizike, izolim të gjatë në kushte vetmie dhe dhunë seksuale ndaj tyre dhe familjeve të tyre.

Sipas raportit, rreth 700 palestinezë të moshave 12-17 vjeç arrestohen nga forcat e sigurisë në Bregun Perëndimor çdo vit.

Ndërsa pranoheshin disa zhvillime pozitive të Izraelit në trajtimin e të rinjve të burgosur në vitet e fundit, i bëhej një “thirrje urgjente” qeverisë së Tel Avivit, për të respektuar standartet e të drejtave të njeriut, në trajtimin e të burgosurve dhe ndaluarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA