Semestri i fundit ka shënuar një bilanc negativ tek Interi prej 60 milionë eurosh duke bërë që të ndizet alarmi në klubin zikaltër.
Sipas sportmediaset.it, shitjet e yjeve nuk kanë mbushur arkat e skuadrës italiane dhe nëse Inter nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm do të rrezikonte shumë në kuadër të fair-play-t financiar.
Për këtë arsye Cassano nuk është dënuar me pezullim nga drejtuesit pas zënkës me Stramaccioni. Me mungesat e shumta në sulm, çdo lojtar në gjendje për të luajtur është i domosdoshëm.
Pra, pa 20-30 milionë eurot që të jep kualifikimi në Champions për sezonin e ardhshëm, Interi do e shohë veten në pozita shumë të vështira edhe për faktin që Saras, kompania e naftës e familjes Moratti, ka dyfishuar humbjet.
Presidenti i Interit po kërkon ortakë të rinj për fonde pasi kërkon të përfundojë edhe stadiumin e ri të zikaltërve me vlerë 300 milionë euro. Nuk përjashtohet mundësia edhe e shitjes së klubit tek një blerës serioz.
Top Channel