Ahmedinejad: Sëmundja e Chavez, e dyshimtë

06/03/2013 20:45

Mahmoud Ahmadinejad, duke komentuar vdekjen e homologut venezuelian Hugo Chavez, ka deklaruar se sëmundja e tij ishte e dyshimtë.

Presidenti iranian e ka cilësuar Chavez si “një martir dhe mbrojtës të vlerave të revolucionit”, njoftojnë mediat ndërkombëtare online.

“Irani ka përjetuar një ditë zije kombëtare, e shpallur nga qeveria për të kujtuar figurën e anti-imperialistit latino-amerikan”, ka thënë Ahmadinejad, i cili pritet të jetë i pranishëm në varrimin e Chavez.

Në të kaluarën, presidenti iranian ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkaktimin e sëmundjeve të rënda ndaj liderëve të vendeve që nuk përkojnë me politikat e tyre.

“Si ka mundësi që sëmundje si kanceri, apo SIDA, bien në vende që kanë rregulla më të rrepta se vende si Shtetet e Bashkuara”, tha Ahmadinejat rreth një vit më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA