Një fëmijë, ende pa mbushur 11 vjeç, i quajtur Anxhelo Halilaj, i ka dhënë fund jetës në orët e mbrëmjes së martë, duke u vetëvarur.
Fëmija, i cili raportohet nxënës në klasën e pestë, një ndër tre djemtë e familjes Halilaj, ka dyshime të forta se është vetëmbytur në kasollen e kafshëve, ndërkohë që familja e tij dhe fshati Zenelaj, në periferi të kryeqytetit, janë tronditur nga kjo ngjarje.
Sipas banorëve, Anxhelo ishte tip i qetë dhe frekuentonte rregullisht shkollën, ndërsa gjatë një interviste për mediat, njëri nga banorët, Sefer Zeneli , i cili është shitës pranë dyqanit në shkollën ku djali mësonte, u shpreh i shokuar nga kjo ngjarje.
Mësohet se një ndër shkaqet e vetëvrasjes ka mundësi të jetë divorci i prindërve të tij, ndërsa i mituri jetonte me të ëmën, dy vëllezërit dhe gjyshen e tij.
Megjithatë do jetë ekspertiza mjeko-ligjore, që do japë një përfundim të saktë për mënyrën si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që specialistët e zonës do të mbledhin dëshmitë e familjes ditën e mërkurë, për të mësuar më tej për këtë ngjarje të rëndë.
Top Channel