Zëvendëspresidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, po kryeson një mbledhje urgjente te qeverisë dhe ushtrisë, ndërsa raportet për gjendjen delikate shëndetësore të presidentit Chavez po shtohen ora orës.
Ditën e hënë, Karakasi zyrtar konfirmoi se 58-vjeçari po vuan nga një infeksion i rëndë i ri në rrugët e frymëmarrjes.
Chavez rrezikoi jetën në dhjetor, kur pas operacionit të katërt për heqjen e një tumori vuajti nga një infeksion, duke rënë në koma për disa ditë,.
Megjithatë, gjendja e vërtetë shëndetësore e Chavezit nuk njihet dhe konsiderohet një sekret shtetëror në Venezuelë.
Gjatë fjalimit me ministrat, duket se Maduro ka hedhur hije dyshimi se sëmundja e Chavezit mund të jetë e shkaktuar. Sipas Agjensisë Italiane të Lajmeve “ANSA”, duket se ai ka thënë se Chavez është përdorur i njëjti skenar për t’a eliminuar si në rastin e ish-liderit të Autoritetit Palestinez, Yasser Arafat.
Sipas Maduros, “ekziston një plan për të destabilizuar Venezuelën nëpërmjet eliminimit të Chavez” dhe për këtë, ai kërkoi ngritjen e një komisioni hetimi të përbërë prej shkencëtarëve vendas që do të vërtetojnë nëse Chavez mund të jetë helmuar apo jo.
Chavez nuk është shfaqur në publik që prej rikthimit të tij nga Kuba, më parë gjatë shkurtit.
Opozita venezueliane, nga ana e saj, disa herë ka kërkuar më shumë transparencë mbi gjendjen e vërtetë shëndetësore të presidentit.
Top Channel