Rusi, sulmi ndaj drejtorit të Balshoit

05/03/2013 00:00

Policia ruse ka marrë në pyetje një të dyshuar për sulmin me acid në fytyrë ndaj drejtorit artistik të Balshoit, Sergei Filin.

Edhe pse nuk u dhane shume detaje rreth personit ne fjale, raportet ne media tregojne se ai nuk eshte i punesuar ne teatrin prestigjioz.

Burime policore sqaruan megjithate se ka dhe te dyshuar te tjere ne kete çeshtje.

”Gjatë procesit hetimor kemi marrë në pyetje një të dyshuar për këtë akt agresioni. Nga ana jonë, po merren të gjitha masat e nevojshme për zbulimin e autorit të sulmit”, deklaroi Maxim Kolosvetov, një oficer policie në Moskë.

42-vjeçari pesoi djegie te renda nga sulmi me acid sulfurik, i cili ndodhi ne 17 janar, kur Filin ishte duke u kthyer ne shtepi.

Aktualisht, ai vazhdon trajtimin mjekesor ne Gjermani per te shpetuar shikimin.

Vete Filin mendon se e di kush qendron pas sulmit qe evidentoi akoma me shume rivalitetin e eger ne boten e baletit, e demtoi imazhin e njeriut prej teatrove me te medha te botes.

Policia, e cila ka marre ne pyetje disa punonjes te “Balshoi”-t (nga rusishtja, Teatri i Madh), po e trajton sulmin si nje akt te paramenduar agresioni fizik, i cili eshte motivuar nga aktivitetet profesionale te Filinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB