Pavarësia, Luksemburgu paralajmëron Skocinë

05/03/2013 16:25

Qeveria e Luksemburgut u shndërrua në të parën jashtë Britanisë së Madhe që u shpreh zyrtarisht kundër referendumit për pavarësinë e Skocisë.

Ministri i Jashtëm i “mikro-shtetit”, shtëpi e 400 mijë banorëve dhe shumë bankave të rëndësishme europiane, Jean Asselborn, theksoi se “tani është koha për solidaritet dhe jo për të zgjedhur rrugë të ndryshme”.

Në një deklaratë për “BBC”, kryediplomati luksemburgas shtoi: “Ndërsa po përballemi me rrjedhojat serioze ekonomike dhe sociale të krizës së Eurozonës, në këtë kohë shtetet anëtare duhet të qëndrojnë të bashkuara dhe jo të kërkojnë divorce të dhimbshme për të gjithë. E ardhmja e Skocisë është një çështje që duhet të përcaktohet nga banorët e këtij vendi, por e ardhmja e saj në BE mund të përcaktohet vetën nga vullneti i përbashkët i skocezëve me vendet e tjera anëtare”.

Qëndrimi i qartë i Asselborn përsërit deklaratat e Komisionerit Barroso, që ka thënë më parë se nëse Skocia do të mëvetësohet nga Britania, atëherë do të humbë edhe statusin e saj si anëtare e BE-së dhe duhet të aplikojë për t’u rianëtarësuar nga e para.

Në një qëndrim të Edinburgut zyrtar, zëvendëskryeministri skocez, Nicola Sturgeon, theksoi se “deklaratat se Asselborn ka të drejtë të ketë pikëpamjet e tij personale”.

Ai shtoi se referendimi për pavarësinë në 2014-n është një çështje që u përket vetëm skocezëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA