Presidenti i Çekisë akuzohet për tradhëti kombëtare

04/03/2013 16:20

Presidenti i Republikës Çeke, Vaclav Klaus, do të përballet me akuzën e “tradhëtisë kombëtare”, pasi të largohet nga detyra e tij ditën e enjte.

Me një shumicë të ngushtë, ligjvënësit çekë votuan këtë të hënë që hetimi i ngritur ndaj kreut të shtetit të vazhdojë.

Dhoma e Lartë aprovoi kështu kërkesën e prokurorisë, e cila ka nisur hetimin mbi dyshimet se Klaus shkeli kushtetutën, në një amnisti të përgjithshme që shpalli me rastin e Vitit të Ri.

Amnistia, e cila fali ose reduktoi dënimin për shumë krime, pezulloi edhe gjykimin e disa pushtetarëve apo figurave të tjera të larta, për çështje korrupsioni apo abuzimi me pushtetin.

Sipas akuzës, ka dyshime që Klaus të ketë dashur të favorizojë qarqe pranë tij me këtë amnisti dhe nëse kjo do të provohet, presidenti ende në detyrë rrezikon të kalojë jetën e mbetur pas hekurave.

Tradhëtia kombëtare është një prej akuzave më të rënda në legjislacionin e çdo shteti dhe në kodin penal shqiptar e atë çek është e dënueshme deri me burgim të përjetshëm.

I njohur per pikepamjet e tij euroskeptike dhe kundershtimin e pavaresise se Kosoves, Klaus u zgjodh president ne vitin 2003, por largohet pas tre ditesh, pasi mandati i tij perfundoi dhe ne zgjedhjet e 11-12 janarit 2013, u zgjodh si pasardhes i tij social-demokrati Milos Zeman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA