Zalewski, ‘trekëndësh’ me Emily dhe Ludwig dhe parrulla te Colosseo: Të tradhtosh një mik…
Antonio Cassano nuk është në listën e futbollistëve të thërritur në transfertën e vështirë të kësaj jave të Interit kundër Katanias në Siçili.
Shkak i mosgrumbullimit të Casano-s nuk janë bërë as kartonat dhe as ndonjë dëmtim, por një zënkë mes fantazistit dhe trajnerit zikaltër, Andrea Stramacioni.
Sipas mediave sportive italiane, zënka ka shpërthyer në fund të seancës stërvitore të ditës së premte. Cassano dhe Strama kanë debatuar fillimisht me fjalë fyese kundrejt njëri-tjetrit, ndërsa thuhet se një përshkallëzim në përleshje fizike është parandaluar nga lojtarë dhe anëtarë të tjerë të stafit teknik të Interit.
“Gazzetta Dello Sport” shkruan se për të shuar zënkën, që të dy protegonistët e sherrit janë thërritur në zyrën e presidentit Moratti (nuk dihet nëse janë thërritur njëkohësisht apo veç e veç).
I pari që ka reaguar për mediat ka qenë trajneri Stramacioni. Ai ka minimizuar zënkën duke deklaruar se ka patur një debat me një nga futbollistët e tij, por mohoi se gjithcka ka rrjedhur ashtu sic është përshkruar në mediat. Sipas tij, debati ishte “normal, nga ata që ndodhin në cdo skuadër të Serisë A”.
Por pavarësisht kësaj, mosgrumbullimi i Cassano-s në Katania vështirë t’i faturohet arsye tjetër, përvecse asaj të ndëshkimit të Stramas për shkak të sjelljes së tij në seancën stërvitore.
Top Channel