Mark Webber, piloti më i shpejtë i ditës së parë të testimeve në Barcelonë, është shprehur i kënaqur me punën e realizuar në një ditë të vështirë me shi.
“Frynte erë dhe pista ishte në kushte jo të mira. Nuk ishte e lehtë të punoje dhe vetëm një orë patëm mundësi të zhvillonim xhiro në pistë të thatë”, deklaroi piloti i Red Bull.
Australiani regjistroi kohën më të shpejtë (1:22:693) me goma të buta kur duheshin edhe dy minuta nga përfundimi i ditës së testimit.
“Vendosëm për gomat e buta në fund pasi edhe pista u tha dhe na shkoi mirë. Bëmë maksimumin që mund të bëhej në këto kushte”, shtoi Webber.
Britaniku Lewis Hamilton ishte ai që zhvilloi më shumë xhiro në këtë ditë (113). Piloti i Mercedes theksoi: “Pista ishte shumë e lagur paradite, por pasdite u tha dhe mundëm të realizonim disa xhiro të vërteta.”
Top Channel