Skënderbeu mposht Laçin
01/03/2013 00:00
Skënderbeu mundi 2-0 Laçin në fushën e këtij të fundit, një fitore kjo që e çon përkohësisht në 12 pikë diferencën mes korçarëve të vendit të parë me Teutën e vendit të dytë.
Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në pjesën e dytë në minutën e 61 me autor Sabino Plakun. 3 minuta më vonë mbrojtësi i Skënderbeut, Ditmar Bicaj shënoi golin e dytë dhe të sigurisë për skuadrën korçare e cila e mbyll javën e 17 të Superligës me fitore.
Pas këtij triumfi korçarët ngjiten në kuotën e 42 pikëvë, ndërkohë që tashmë presin të qetë përfundimin e ndeshjes Teuta –Besa e cila do të luhet të shtunën në orën 17:00.
Top Channel