Partizani fiton me Elbasanin

27/02/2013 22:20

Partizani ka arritur të fitojë ndeshjen e prapambetur me Elbasanin, të zhvilluar në “Qemal Stafa” në mesjavë.

Në një terren jo të përshtatshëm për futboll normal, me fushën e baltosur, të dyja skuadrat janë angazhuar të japin më të mirën e tyre.

Partizani ka qenë më superior gjatë gjithë ndeshjes, duke pasur edhe mbështetjen e tifozëve të vet të zjarrtë.

Nuk vonon shumë dhe rezultati i ndeshjes zhbllokohet pas një goditje këndi. Mbrojtësi i Partizanit, Fatjon Tafaj, ndërhyn me kokë dhe shënon, gol i cili rezultoi i vetmi dhe i fundit për këtë ndeshje.

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë, me vendasit që dominonin lojën, ndërkohë që skuadra e Elbasanit hera-herës tentonte me ndonjë kundërsulm, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pas kësaj fitoreje, Partizani i Shpëtim Duros ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe në vendin e tretë, pas Lushnjës dhe Mamurrasit, duke spostuar pas vetes Pogradecin, me një pikë më pak.

Ndërkohë që verdheblutë mbeten në vendin e 11-të të Kategorisë së Parë me 19 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA