Diego Maradona është rikthyer në Itali për të zgjidhur problemet e tij fiskale me shtetin. “Dua vetëm drejtësi. Faji është i atyre që firmosnin kontratat e mia, jo i imi”.
“El Pibe de Oro” ka folur edhe për ëndrrat e tij: “Doja të kthehesha në Napoli me nipin tim, për t’i treguar se çfarë kujtimi ka lënë gjyshi i tij. Napoli ka një kujtesë fantastike”.
Sa i përket De Laurentiis: “Nuk më ka ftuar kurrë të shoh qoftë edhe një ndeshje”. Ndërsa për Mazzarri-n: “E respektoj, por ëndërroj pankinën e Napolit”.
Më pas është rikthyer te çështja e titullit, duke u kërkuar lojtarëve të Napolit të mos dorëzohen: “Në takimin direkt nuk duhet të keni frikë për të fituar. 12 javë nga fundi i kampionatit asgjë nuk është humbur. Juventus nuk është ende kampion”.
Duke e rikthyer vëmendjen te De Laurentiis: “Sot nuk jam këtu për këtë temë, por në të ardhmen do të flasim. Nuk mendoj ende për pankinën e të kaltërve, pasi kam shumë respekt për Mazzarri-n. Por, është një ëndërr e imja dhe di gjithashtu, se Roma e Inter e kërkojnë…”.
Në fund ka thurur shumë elozhe skuadrës aktuale: “Do të më pëlqente të luaja pas shpinës së Cavani-t, për t’i dhënë shumë asiste për gol. Megjithatë duhet ta lëmë të qetë. Hamsik është një lojtar i jashtëzakonshëm”. Komplimentat nuk kanë munguar as për Mazzarri-n: “Napoli vendoset mirë në fushë, por duhet të jetë më shumë konstant në lojë. Ka shumë lojtarë sulmues, kështu që duhet të fokusohet në repartin e avancuar”.
Top Channel