Partia neonaziste Agimi i Artë ka filluar katekizmin edhe tek fëmijët e
vegjël. Lajmin e bën të ditur e përditshmja greke ‘Ta Nea’, e cila
publikon në faqen e parë të saj, një fotografi marrë nga vete faqja
zyrtare e kësaj partie në internet, me fëmije të cilët i quan “miq të
lëvizjes”.

Sipas shkrimit Agimi i Arte ka filluar ne nje zone periferike ne lidnje te Athines nje cikel te zgjimit shpirteror, te quajtur “Konformiteti i Fëmijëve”. Rreth 20 fëmijë të moshës 6-10 vjeç kane shkuar me prindërit e tyre në zyrat e deges lokale te kesaj partie, per te degjuar dy demagoge te saj, qe flisnin per lindjen e botes antike, mendimin e lashte grek, per perendite e Olimpit, Panteonin e lashtësise dhe besimin e krishterë.

Gazeta ‘Ta Nea’, ve ne dukje se edhe ne muajin e kaluar Agimi i Arte ka dhene udhezime per kundermasa ndaj propagandes qe ben qeveria dhe tre partite e koalicionit ne Greqi,duke ju referuar pasazheve te nje libri me autor nje prej drejtuesve te juntes ushtarake ne vitet 60 dhe 70.

Sipas ketyre udhezimeve mosha e femijerise eshte me e mira per tekrijuar tendencat dhe idealet përmes imagjinatës, pasi femijet te pushtuar  gjithnje nga pasiguria për shkak të dobësisë fizike dhe shpirtërore, kerkojne mbrojtje.   

Dite me pare kjo gazete ka publikuar edhe nje reportazh tjeter sipas te cilit Agimi i Arte rekruton femije adoleshente duke ju ofruar mbrojtje, ndersa jane te shumta rastet kur gjimnaziste qe megjithese nuk jane mbeshtetes te kesaj partie, perdorin emrin e saj per te frikesuar emigrantet e huaj.Sondazhi i fundit i publikuar ne mengjesin e se martes i jep ‘Agimit te Arte’ perseri vendin e trete si force politike ne vend 12.3% ,duke shenuar nje rritje prej 2% nga fundviti i kaluar.

Top Channel