Gazeta kroate dhe më pas The Neë York Times, kanë zbuluar se armët nga Kroacia, por që paguhen nga Arabia Saudite dhe përmes Amerikës arrijnë tek kryengritësit sirian. Bëhet fjalë kryesisht për granata-hedhës dhe pushkë automatike.

Sipas gazetës së Zagrebit, këto armë kanë ardhur nga depot e ushtrisë kroate, por edhe nga luftërat e ish-Jugosllavisë.

“Pranvera Arabe” dhe më pas lufta e Sirisë janë ndihmuar nga shtetet dhe grupe të ndryshme të rajonit.

Protestuesit e sheshit Tahrir kanë pasur mundësi të dëgjojnë leksione nga ish anëtarët e Otoporit që rrëzoi nga pushteti Sllobodan Milloshevicin. Por, më parë Serbia kishte lidhur një kontratë milionëshe me diktatorin Muamer Gadafi për prodhim të armëve, kurse herë pas here ishin kapur vullnetarë dhe mercenar që kanë bërë eksperiencë në luftërat e Jugosllavisë.

Zyrtarët kroat nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim zyrtar për këtë çështje, por gazeta kroate thotë se kryengritësit duket se janë furnizuar mirë.

Top Channel