Zgjedhjet në Itali, bie numri i votuesve

25/02/2013 00:00

Moti shume i keq ose shtimi i abstenuesve ka bere qe te regjistrohet nje
renie e pjesëmarrjes ne votime. Ne oren 19 kishin votuar per Dhomen e
Deputeteve rreth 44% te personave me te drejte vote, ndersa ne te
njejten ore te dites se pare te votimeve te mëparshme te vitit 2008,
pjesëmarrja ka qene 2,3% me e larte.

Të dielën tërhoqi vëmendjen protesta e tre vajzave qe priten ish-Kryeministrin Silvio Berlusconi ne qendren e votimit me nje proteste te bujshme; gjysme te zhveshura dhe me mbi gjoks shkrimin “Mjaft Berlusconi!”

Pa e humbur toruan, sipas zakonit te tij te pandare, Berlusconi ftoi nje prej punonjëseve te qendres se votimit qe t’i buzeqeshe, kete here pa rezultat te dukshem.Vota e liderëve te tjere Monti, Grillo dhe Bersani kaloi pa asgje per t’u shenuar. Por shkaktoi polemika nxjerrja ne rrjetet sociale i fotografive te skedave te votimit me kryqin mbi simbolin e lëvizjes Pese Yjet, te kryesuar nga Bepe Grilo. Nje akt i rende i disa aktivisteve te tij te cilet ne kete menyre rrezikojne jo vetem anulimin e votes, por mund edhe te paditen. Komentuesit e shumte vene ne dukje se kjo menyre e tregimit te votes eshte tipike e përdoruar nga mafja per blerjen e votave.

Sot do te votohet deri ne oren 15 dhe menjehere me pas do te filloje numërimi i votave. Parashikohet qe ne mbremje te dale fituesi i ketyre zgjedhjeve qe po ndiqen me vëmendje te madhe edhe jashte Italise.

Votat e fotografuara   

Si mund të jenë zgjedhjet në Itali në kohën e smartfoneve? Procesi ka shënuar parregullsine e pare, ate te fotografimit te fletes se votimit dhe publikimit të saj në rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter.

Aty ishte shenuar me kryq logon e “Levizjes Pese Yjet” te Beppe Grillos. Vezhguesit thone se kjo menyre, perdoret nga mafja per blerjen e votave. Sipas ligjit të miratuar me 1 prill të vitit 2008 është e ndaluar të fotografosh apo të xhirosh fletën e votimit.

Mund te denohesh me 3 deri ne gjashte muaj burg ose me nje gjobe nga 300 ne 1000 euro. Alarmi u vu nga perfaqesuesi i Partise Demokratike ne Kampania. “Shprehim shqetesimin e forte per disa zhvillime gjate procesit ne keto ore te rendesishme per Italiane dhe Kampania-n- tha ai”. Kryetaret e qendrave te votimit nuk jane te autorizuar te kontrollojne zgjedhesit nese kane ose jo smarfonet apo kur ata ndodhen te vetem ne dhomen e votimit, për të mos rrezikuar sekretin e votimit.

Nje rast tjeter diskutimi eshte ne province e Genovas, ku nje sipermarres zbulohet duke filmuar me cellular ndersa shenonte voten e tij dhe i kapur ne befasi, kercenoje se do te merrte me vete fletevotimin dhe lapsin e perdorur.

Per kete, 44-vjeçari u denoncua per trazira gjate procesit te votimit. Nderkohe perfaqesues te Levizjes Pese Yjet te Beppe Grillos permes tuiterit u kerkojne votuesve te lagin me peshtyme gishtin dhe me pas lapsin kopjativ, sepse vetem keshtu vota mbetet dhe nuk mund te ndryshoje. Por ka te tjere qe kunderpergjigjen dhe u bejne thirrje votuesve; Kujdes cdo vote e shenuar eshte e parregullt.

Top Channel