Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç ka dekoruar me çmime të ndryshme disa politikanë të aleancës pro-serbe, ndër të cilët edhe presidentin rus, Vladimir Putin.
Disa nga emrat në çmimet e ndara nga presidenti serb i takojnë botës që pëlqen diktaturat dhe qeverisjet e hekurta.
Putin është nderuar me Dekoratën e Republikës së Serbisë për shkak të meritave të tij për zhvillimin e dhe forcimin e bashkëpunimit paqedashës dhe marrëdhënieve miqësore mes Serbisë dhe Rusisë.
Një grup politikanësh nga ish-Bashkimi Sovjetik që kanë marrë medalje deri tani edhe me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, kanë qenë edhe presidenti armen, Serzh Sakasian, i biri i ish-shefit të sigurimit rus, tani presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, diktatori i fundit në Evropë, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko, presidenti i gjeorgjisë Mihail Sakashvili dhe ai i Kazakistanit, Nursultan Nazarbejev.
Por, po ashtu edhe presidentin e Taxhikistanit, Emomai Rahmon, i njohur në botë si president prej 20 vjetësh, që ka kaluar një luftë civile me 100 mijë viktima dhe një shkallë të lartë korrupsioni.
Ndërkaq, një vlerësim i ka takuar edhe Gurbanguli Berdimuhamedov, president i Turkmenistanit, i cili vitin e kaluar fitoi mandatin e dyte për president me 97 për qind të votave.
Me Dekoratën e Republikës së Serbisë janë nderuar edhe Viktor Janukoviç, i famshëm për mundjen dhe burgosjen e Julia Timoshenkos në Ukrainë.
Por, edhe presidentin e Uzbekistanit, ish-ministrin e jashtëm spanjoll, kurse medalje të artë për kulturë dhe veprimtari edhe gazetarin Italian, Fulvio Grimaldi, i njohur në Serbi për një dokumentar për krimin në Kosovë dhe aktori gjerman Rolf Beker. Çmime dhe vlerësime janë ndarë edhe për personalitete të tjera nga bota pro-serbe.
Top Channel