Rikthimi i Maradonës në Itali pas shumë vitesh ka ngjallur një entuziasëm të jashtëzakonshëm në qytetin ku ai konsiderohet ende një idhull i gjallë, Napoli.
Dy herë kampioni i botës me Argjentinën nuk mund të rikthehej në Itali, ku rrezikonte të arrestohej për evazion fiskal.
Ai i detyrohej shtetit italian disa miliona euro dhe rikthimi i tij në vend ndodhi vetëm pas një amnistie fiskale të autorieteve.
Në mbërritjen në Napoli, disa dhjetëra mijëra persona dolën në rrugët e qytetit, për t’i dhënë mirësëardhjen “El Pibe de Oro”-s.
Ndonëse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, besohet se Napoli do të përgatisë një ceremoni të veçantë në nder të 53-vjeçarit, në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, atë me Juventusin.
Top Channel