Ministri gjerman: Mishi i kalit për të varfërit

24/02/2013 09:25

Një ministër gjerman u vendos në qendër të vëmendjes publike, nëpërmjet një komenti kontradiktor në lidhje me skandalin e mishit të kalit.

Ministri gjerman i Zhvillimit, Dirk Niebel, rekomandoi që ushqimet e tërhequra nga tregu t’i shpërndahen të varfërve. “Nuk mund thjesht të hedhim në plehra një ushqim gjithsesi të mirë”, deklaroi Niebel.

Deklarata e ministrit të partisë së Merkel u kundërshtua ashpër nga opozita, por një prift tha nga ana e tij se një ide e tillë duhet të merret në konsideratë.

Ndërkohë, skandali i përdorimit të mishit të kalit, në ushqime të reklamuara si mish viçi apo lope është zgjeruar edhe me një kompani italiane.

Testet e ADN-së treguan shenja të prezencës së mishit të kalit në gjashtë tonë produkte dhe 2 400 pako lazanje bolonjeze të kompanisë italiane “Primia”, e ndodhur pranë Bolonjës.

Autoritetet italiane kanë nisur hetim për prejardhjen e mishit dhe origjinën e këtij abuzimi. Më parë, një kompani rumune dhe franceze janë zbuluar se shpërndanin mishin e kalit në disa kompani të ndryshme ushqimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA