Meta në Greqi, takon emigrantët

24/02/2013 00:00

Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka qenë në Greqi ku është takuar me emigrantë të cilëve u ka premtuar një vëmendje më të madhe në mbështetje të tyre.

“LSI që në krijimin e saj i ka kushtuar një rëndësi të vecantë marrëdhënieve me emigrantët dhe vëmendjes ndaj tyre. Ne e dimë që ju keni probleme të vazhdueshme nga burokracia dhe pengesat artificiale nga doganat, e dimë që keni probleme me certifikatat për fëmijët dhe për këtë cështje është diskutuar me propozime konkrete nga pala shqiptare dhe ne do të angazhohemi për t’i lehtësuar këto vështirësi”, deklaroi Meta.

Meta është ndalur sërish tek retorika nacionaliste e cila sipas tij nuk i shërben integrimit të vendit, përkundrazi, sic tha ai, e dëmton atë.

“Është në interesin kombëtar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve që ne të gjithë angazhimin tonë patriotik ta shprehim duke u sjellë si europianë, duke marrë përgjegjësinë dhe duke shpejtuar integrimin si e vetmja rrugë për zhvillimin e shqiptarëve”, tha zoti Meta.

Top Channel