Karzai: Amerikanët të lënë Uardakun

24/02/2013 00:00

Presidenti afgan, Hamid Karzai urdhëroi trupat speciale amerikane që të lënë brenda dy javësh provincën e Uardakut në qendër të vendit.

Vendimi mbërriti pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Afganistanit. Në këtë mbledhje, ky këshill mbërriti në përfundimin se trupat speciale amerikane ishin autore të rrëmbimit, torturimit dhe vrasjes së personave të pafajshëm.

“Në një incident të fundit në këtë provincë, nëntë persona u zhdukën në mënyrë të dyshimtë, ndërsa në një tjetër rast, një student u mor me dhunë natën nga banesa e tij. Trupi i tij i pajetë me fyt të prerë u gjet dy ditë më vonë poshtë një ure”, thuhet në deklaratën e autoriteteve afgane.

Por trupat amerikane në Afganistan reaguan duke mohuar akuzat. Sipas tyre nuk ka patur asnjë “operacion special” së fundmi në këtë rajon dhe se gjithcka ka qenë kontroll rutinë ku nuk janë regjistruar incidente të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB