Greqi, tjetër përpjekje për arratisje me helikopter
24/02/2013 00:00
Një tjetër arratisje spektakolare kanë tentuar pasditen e së dielës disa te burgosur në burgun e Trikallas në Greqinë Qendrore.
Sipas informacionve një grup të dënuarish, ku midis tyre renditen disa prej kriminelëve më të njohur të botës së krimit, u përpoqën të hipnin në një helikopter që u ul në oborrin e burgut.
Rojet hapën zjarr me automatikë duke e dëmtuar helikopterin. Ai është ulur në oborrin e burgut dhe për pak minuta personat në bordin e tij shkëmbyen zjarr me gardianët.
Top Channel