Tronditet Afrika e Jugut, DJ i njohur ekzekutohet me armë zjarri në mes të qytetit Ka ekzistuar edhe koha kur zgjedhjet në Itali ishin aq të shpeshta, saqe
harroheshin shpejt. Kryeministrat ndërronin si veshjet e stinëve.
Por kjo ka ndryshuar. Sot, cfarë ndodhë në Itali cënon gjithë pjesën tjetër të Europës. Favoriti eshte ish-komunisti, lideri i qendres së majtë, Pier Luigi Bersani. Pa mëdyshje është Zoti Normal. Nuk ka asgjë ekstravangante apo pompoze.
Gevin Hjuit, analisti i BBC-se per Europën thotë se ka ngjashmëri mes Bersanit dhe Fransua Holond, presidentit te Frances kur kërkon të binde Europën, se masat shtrenguese nuk jane te mjaftueshme”. Ai nuk beson se politika aktuale europiane, “strategjia Berlin-Bruksel” e masave shtrenguese është e drejte. Ai flet per investime dhe vende pune. Bersani eshte angazhuar te reduktoje deficitin dhe te vazhdoje reformat e nisura nga kryeministri actual, Mario Monti. Premton ta beje me efikase marredhenien mes punetore dhe kompanive, nje kod per ta cliruar tregun e punës. Nuk ka ndonjë plan të madh për problemin kryesor te Italise; pak apo aspak rritje ekonomike ne dekaden e fundit.
“Karta e eger” apo i paparashikueshmi i ketyre zgjedhjeve është Beppe Grillo, aktori komik qe i ka shpallur lufte te gjithe klases politike ne Itali. Ka bertitur aq sa shume sa ka demtuar kordat vokale, kunder korrupsionit dhe te korruptuarve.
Berluskoni e konsideron “kercenim per demokracine”, Bersani paralajmeron se po rrezikon Italine, ne te njejten menyre siç ndodhi ne Greqi. Eshte e mundshme qe Grillo me floket e shpushpurisura, plot thinja te marre mbi 20 % te votave. Nese ndodh, ai do te kete influence. Grillo u premtoi mbeshtetwsve referendum per euron dhe beson se masat shtrenguese po e shkaterrojne Italine. Nese ai siguron shume vota, se pari i percon nje mesazh te forte Europes; se politikanet jane ne rrezik ne kohe recesioni apo papunesie te larte.
Brukseli dhe Berlini do te donin nje aleance mes Bersanit dhe Montit. Mario Monti zotohet se eshte ne anen e italianeve te thjeshte, por lidhja e tij me Bersanin parashikohet te jete e veshtire, megjithese tregjet do te kishin preferuar me mire kete se alternativat e tjera. Nje ndjenje rreziku dhe pasigurie ne Italia, me shume se gjithcka ekziston frika e nje paralize te stilit “Greqi”, ne ekonomine e trete te Eurozones.
Top Channel