Tiranë, dy kalimtarë të vdekur në aksidente

23/02/2013 00:00

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura
brenda pak orësh në kryeqytet. Mëngjesin e sotëm një i ri ka humbur
jetën, pasi është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja rrugore ka ndodhur tek kthesa e Kamzës, ndërkohë që pas krimit drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërkohë që kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit.

Pak orë më parë, burime policore bëjnë me dije se Avdie Dumani, 60 vjeç, humbi jetën pasi u përplas nga një makinën tek Unaza e re. Gruaja po përpiqej të kalonte në anën tjetër të udhës kur u përplas nga një automjet që udhëtonte me shpejtësi. Gruaja ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërkohë që policia shoqëroi autorin e aksidentit për të dhënë versionin e ngjarjes.

Top Channel