Tronditet Afrika e Jugut, DJ i njohur ekzekutohet me armë zjarri në mes të qytetit
Pentagoni urdhëroi uljen në tokë dhe ndalimin e fluturimeve për të gjithë llojet e avionëve F-35 dhe modeleve të rrjedhura prej tij, pas zbulimit të një avarie në motor.
Vendimi u mor pas zbulimit të një difekti në motor që rrezikonte seriozisht gjendjen e avionëve luftarakë. E gjithë flota ajrore e këtyre avionëve që shtrihen në të gjithë ushtrinë amerikane, si në bazat brenda vendit ashtu edhe jashtë, si dhe në aeroplan-mbajtëse, u urdhërua të mos ngrihej për fluturim deri në një urdhër të dytë.
Urdhëri ndalon avionët F-35, gjuajtësit luftarakë F-35A si dhe të gjithë tipat e ngjashëm prodhim serie të kompanive të kontraktuara nga Pentagoni.
Kjo është avaria e fundit mes avionëve luftarakë amerikanë. Edhe në të shkuarën probleme teknike kanë detyruar Pentagonin të ndalojë fluturimin e modeleve difektoze, vendim që ka prekur edhe pezullimin e prodhimit të tyre.
Top Channel