Administrata Obama i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës Supreme që të shfuqizojë një ligj federal të viteve ’90, që e përcakton martesën si një bashkim mes një burri dhe një gruaje.
Ligji në fjalë, sipas kërkesës së Shtëpisë së Bardhë, shkel të drejtën themelore për barazi përpara ligjit dhe u ndalon mijëra çifteve homoseksuale të gëzojnë të njëjtat avantazhe të çifteve heteroseksuale.
Martesat mes personave të të njëjtit seks janë ligjore në nëntë shtete amerikane nga 50, përveçse në kryeqytetin Uashington. Vendimi i administratës Obama për t’u pozicionuar në këtë debat nuk është i papritur.
Më shumë se një herë, nga dita e marrjes së mandatit të dytë, presidenti është shprehur në favor të të drejtave të homoseksualëve në nivel lokal dhe federal.
Hapja e çështjes së martesave për çiftet homoseksuale do të ekzaminohet nga Gjykata Supreme më 26 dhe 27 marsin e ardhshëm.
Top Channel