Milo: Opozita alternativë e vetme

23/02/2013 00:00

Kryetari i Demokracisë Sociale Paskal Milo deklaroi në një aktiv të
kësaj partie në Tiranë se opozita është alternativë e vetme për të
shpëtuar Shqipërinë.

Ai tha se 8 vitet e qeverisjes se Kryeministrit Sali Berisha e kanë mbërthyer vendin në korrupsion, ndaj kërkoi votat e shqiptarëve në 23 qershor.

“Ju themi të gjithë shqiptarëve, në emër të Demokracisë Sociale, arsyet bindëse pse ata duhet të votojnë për Demokracinë Sociale, pse ata duhet të votojnë për koalicionin opozitar. Në radhë të parë është konsumimi deri në degjenerim i qeverisjes së maxhorancës aktuale. Të gjithë treguesit ekonomikë dhe socialë kanë rënë dhe ju e dini shumë mire që kanë rënë, në kundërshtim me gjithçka çdo ditë Kryeministri Berisha apo edhe bashkëpunëtorët e tij kërkojnë t’u mbushin mendjen shqiptarëve me përrallat e La Fontenit. Shqipëria për fat të keq, ky vend me korrupsionin nga më të lartat në Botë, ku krimi është sheshit, ku cdo ditë dëgjojmë jo një, jo dy, por nga 10 vrasje që vetëm opozita është alternativa e shpëtimit të Shqipërisë”, tha Milo.

Top Channel