Qeveria e Kosovës ka ndarë paratë për meretimin e varrezave ortodoske serbe pa e bërë vlerësimin paraprak të dëmit në terren.

Me 30 janar të këtij viti kryeministri Hashim Thaci në mbledhjen e qeverisë mori vendim për ndarjen e 97 mijë eurove për  ndreqjen e varrezave serbe.

Por as pas një muaji kjo shumë e madhe parash nuk e ka gjetur vendin në terren. Për më tepër ministria e pushtetit lokal e cila duhet ta kryejë këtë punë, akoma nuk e ka  bërë vlerësimin përfundimtar të dëmit.

Kjo  pavarësisht se vetë ministri i pushtetit lokal Sllobodan Petrovic kishte arsyetuar shumën e kërkuar me një raport që sipas tij përmban vlerësimin e dëmit që është bërë nëpër varreza.

Top channel ka kërkuar raportin e ministrit Petrovic të cilin e ka përmendur në mbledhje dhe pas disa ditë pritjeje, zëdhënsja e këtij dikasteri qeveritar Lumnije Demi tha se së shpejti do të krijohen komisione të caktuara të cilat do të bëjnë vlerësimin e saktë dëmeve.

Shuma e mjeteve prej 97 mijë eurove sipas saj do t’i plotësojë nevojat per meremetimin e dëmeve në varreza. Në një vëzhgim që Top Channel  bëri në dy lokacioneve, në Fushë Kosovë dhe në Kllokot mund të shihet që varret nuk janë tërësisht të shkatërrura por gurët e tyre janë të rrëzuara për tokë.

E ndërsa ende nuk ka filluar puna për ngritjen e këtyre gurëve në këmbë, varrezat ortodoske të serbëve janë nën kujdesin pjestarëve serbq të Policisë së Kosovës. Por sa mund t’i kushtojë qeverisë së kosovës ndreqja e dëmeve të varrezave?

Bazuar në vlerësimet e eksperteve të cilët merren me punimin e gureve me material graniti dhe mermeri, kryesisht pjesa e poshtme e varrit ndërtohet nga betoni, ndërsa pjesa e sipërme apo sic e quajne lapidari ndërtohet nga graniti apo mermeri varësisht nga kërkesat. Dhe në bazë të kësaj cmimet e tyre sillen nga 200 euro deri në 1500.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA