Zedhenesi i Vatikanit, At Federiko Lombardi i quajti “keqinformuese”
raportimet e fundit në media, mbi kritikat e ashpra kundër Kishës.
Ai tha se disa po perpiqen te perfitojne nga kjo kohe e corientimit në Kishën Katolike, duke shperndare thashetheme dhe duke përbaltur. Ditet e fundit janë shkruar disa artikuj në mediat italiane dhe ndërkombetare për intriga në sferat e larta të Vatikanit si dhe për ekzistencen e një lobi-gay, madje per pjesemarrjen ne Konklave te tre kardinaleve te perfshire ne skandalet e pedofilise.
Permes raportimeve te pakonfirmuara në gazeten më të madhe italiane “La Repubblica”, Papa vendosi te jape doreheqjen pasi iu paraqit nje dosje ku flitej për një rrjet prifterinjsh “të bashkuar nga orientimi seksual”, te cilet ishin shantazhuar.
At Federiko Lombardi tha se kushdo qe po merr pozicionin e gjykatesit nuk ka asnje autoritet per tab ere kete. “Kushdo qe ka parate, seksin apo pushtetin ne mendje e shikon boten permes ketyre parametrave dhe nuk mund te shohe prapa, madje edhe kur flitet per Kishen. Ata nuk mund te shohin lartesine apo te thellohen per te kuptuar dimensionet shpirterore dhe motivimet e ekzistences”.
Shume analistë janë të mendimit se kjo i drejtohet me shume medias amerikane dhe përpjekjeve të saj për të ndaluar pjesemarrjen e tre kardinaleve amerikane të përfshire në skandalet seksuale ne konklaven, nga e cila do te dale emri i kreut te Kishës Katolike.Papa Benedikti i XVI-te do të lërë Kishë Katolike, ashtu sic ai vete paralajmeroi te enjten. Eshte i pari Pape, pas thuajse 600 vjetësh që deklaroi doreheqjen.
Top Channel