
Një automjet i Prokurorisë së Athinës u kap me drogë në afërsi të Filatit në Gumenicë. Sipas policisë së Epirit, automjeti i drejtuar nga shoferi i Prokurorisë së Athinës, një 48-vjecar grek, u bllokua ne aksin që lidh kufirin me kryeqendrën e Thesprotisë.
Policia sqaron se në automjetin me targa shtetërore u gjetën afërsisht 150 kilogram kanabis, të cilin 48-vjecari e kishte ngarkuar në kufirin me Shqipërinë.
Prej verifikimit të dokumentave u konstatua se drejtuesi i automjetit kishte falsifikuar urdhër-shërbimin në të cilin ishte shënuar itenerari që duhet të ndiqte automjeti.
Gjithashtu, 48-vjecari pranoi se ishte korrieri i lëndës narkotike dhe paguhej për transportin e saj prej një shtetasi shqiptar, emrin e të cilit nuk e dinte.
48-vjecari u tha agjentëve se e kishte kryer këtë proces disa herë gjatë muajve të fundit. Ai u dërgua në gjykaten e Gumenicës, e cila vendosi ta dërgojë në qeli deri në përfundimin e hetimeve.
Top Channel