Britania zhvlerësohet nga Moody’s

23/02/2013 02:35

Britania e Madhe ka humbur vlerësimin maksimal “AAA”, për herë të parë që prej 1978-s, teksa pritshmëria për rritjen do të “mbetet e ngadalshme në vitet e ardhshme”.

Agjencia e vlerësimit Moody’s është e para që zhvlerëson Britaninë e Madhe nga rangu më i lartë në Aa1. Moody’s njoftoi se programi i qeverisë për reduktimin e borxhit është përballur me “sfida” domethënëse në rrugë e sipër.

Kancelari George Osborne tha se vendimi ishte “një përkujtues i zymtë i problemeve me borxhin, me të cilat po përballet vendi ynë”. “Edhe pse është shumë larg vendosmërisë sonë për të ofruar një plan ekonomik të rimëkëmbjes, ky vendim e dyfishon atë”, shtoi ai. “Do të ecim përpara me planin, për të shkurtuar defiçitin me 1/4-tën”.

Megjithatë, Osborne rrezikon tashmë të konsiderohet si një “kancelar i zhvlerësuar”, bën të ditur një specialist i BBC-së. “E keqja do t’i ndjekë, nëse buxheti do të tregojë rritje të borxhit, por, për shumicën e njerëzve, ajo që shqetëson nuk është vlerësimi i borxhit apo statistikat, por çmimet e larta të karburanteve, ushqimeve dhe asortimenteve të tjera, si dhe norma e interesit, nëse rritet më tej”, shtoi ai.

Britania e Madhe kishte një vlerësim maksimal prej AAA, që prej 1978-s, si nga Moody’s edhe nga Standard & Poors. Ed Balls, një ish-kancelar, tha se vendimi është një “goditje poshtëruese ndaj kryeministrit dhe kancelarit, të cilët thoshin se mbajtja e vlerësimit AAA ishte prova e besueshmërisë ekonomike dhe politike të tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA