SHBA dërgon trupa në Niger

22/02/2013 20:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën që të dërgojnë 100 marinsa në shtetin afrikan të Nigerit, për të asistuar forcat franceze që po luftojnë në Malin fqinj.

Këtë e bëri të ditur vetë presidenti Barack Obama, në një prononcim për mediat.

SHBA nuk mund të ndërhyjnë ushtarakisht në Mali pasi qeveria e sulmuar nga militantët islamikë nuk ishte e zgjedhur në mënyrë të rregullt, por kishte ardhur në fuqi nëpërmjet një grushti shteti dhe nuk njihet nga Uashingtoni.

Qëllimi kryesor i trupave të vendosura në Niger do të jetë ai i sigurimit të prapavijës franceze dhe i shërbimit me informacione sekrete.

Një muaj më parë, SHBA dhe Nigeri nënshkruan një marrëveshje që lejon Pentagonin të ngrejë një bazë për avionët pa pilotë në vendin e varfër afrikan, të vendosur në kufi me Nigerinë dhe Malin, vende të trazuara nga ekstremistët islamikë.

Franca, ish-zotëruesi kolonial i Malit, pranoi në 10 janar thirrjen e qeverisë vendase për ndihmës, pas avancimit të militantëve në veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA